Luan Haradinaj i jep fund beqarisë, çifti realizon fotot e veçanta në Gllogjan

Luan Haradinaj i jep fund beqarisë, çifti realizon fotot e veçanta në Gllogjan

Aktuale May 01, 2026 - 15:58

Luan Shkëlzen Haradinaj, ushtaraku dhe trashëgimtari i njërit prej luftëtarëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Shkëlzen Haradinaj, po i jep fund beqarisë ditën e sotme.

Ai po kurorëzon dashurinë e tij me martesë, duke i thënë “Po” partneres së tij, Anilës.

Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm të jetës së tyre, çifti ka realizuar një fotosesion mjaft të veçantë. Ata kanë zgjedhur një vend me domethënie të thellë historike dhe emocionale: kompleksin e familjes Haradinaj në Gllogjan. Pikërisht në këtë vend, babai i Luanit u rrit dhe u brumos me frymën atdhetare.

Për të përjetësuar këto kujtime magjike të dyshes është përkujdesur fotografi i njohur, Norik Uka. Ai ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje të shkëputura nga ky fotosesion, ku çifti shfaqet i lumtur nën harqet e gurta të kompleksit.

Fotografi e ka shoqëruar postimin me një mbishkrim mjaft emocionues për çiftin: “Nga ajo që kemi qenë, drejt asaj që po bëhemi. Bashkë. Luan & Anila Haradinaj”.