Rikthehet qarkullimi me një kah në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Rikthehet qarkullimi me një kah në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë

Aktuale May 04, 2026 - 10:22

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për ndryshimet e reja në qarkullimin e mjeteve motorike në lagjen “Dardania”, të cilat kanë hyrë në fuqi nga dita e hënë.

“Rruga ‘Ilaz Kodra’ do të jetë me një kah të qarkullimit, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën ‘Sali Çeku’, në drejtim të rrugëve ‘28 Nëntori’ dhe ‘Isa Boletini’”, thuhet në njoftim.

Sipas Komunës, këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të rrjedhës së trafikut dhe rritjes së sigurisë në këtë zonë, si dhe pas përfundimit të punimeve infrastrukturore. /Zëri