Haxhiu e Sadiku flasin për zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor

Haxhiu e Sadiku flasin për zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor

Aktuale May 04, 2026 - 11:22

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim sot ushtruesen e detyrës së kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku.

Gjatë këtij takimi ato kanë diskutuar mbi zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit institucional.

“Në takim, gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor”, thuhet në njoftim. /Zëri