Rreth 20 mijë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut i bashkohen peticionit për lirimin e çlirimtarëve
Foto: Facebook

Rreth 20 mijë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut i bashkohen peticionit për lirimin e çlirimtarëve

Aktuale May 04, 2026 - 15:32

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se gjatë ditës së hënë kanë pranuar rreth 20 mijë nënshkrime të peticionit për lirimin e çlirimtarëve nga bashkëkombës së Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, organizata është shprehur tejet falënderuese për këtë mbështetje dhe kontribut.

“Sot pranuam rreth 20 mijë nënshkrime të peticionit. Faleminderit bashkëluftëtarëve dhe bashkëkombasve nga Maqedonia e Veriut për mbështetjen dhe kontributin e tyre”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, kreu i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, për Klan Kosova ka bërë të ditur se 30 mijë nënshkrime të tjera janë pranuar nga tërë Evropa.

Ndryshe, nënkryetari i organizatës, Gazmend Syla, ka theksuar se ky peticion ka për qëllim që t’i dërgojë Speciales një mesazh se shqiptarët kundërshtojnë një gjykim politik.