FSK-ja zhvillon kurs bazë për nënoficerët e Këmbësorisë në Regjimentin e Tretë
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë është realizuar Kursi Bazë për Nënoficerë të Këmbësorisë, me qëllim ngritjen profesionale të pjesëtarëve të saj.
Sipas njoftimit, kursi ka synuar përgatitjen e pjesëmarrësve me njohuritë dhe aftësitë themelore të nevojshme për shërbim efektiv në njësitë e këmbësorisë, në përputhje me standardet ushtarake dhe kërkesat operative në terren.
Gjatë trajnimit, pjesëtarët kanë demonstruar aftësi taktike dhe operative, disiplinë të lartë, bashkëpunim në grup, si dhe gatishmëri fizike e mendore për përmbushjen e detyrave dhe misioneve të tyre.
FSK-ja thekson se përmes këtyre kurseve vazhdon të forcojë kapacitetet profesionale dhe operacionale të personelit të saj, në funksion të detyrave dhe misionit institucional. /Zëri