Zhvillimet brenda LDK-së, Mustafa: S’po i njoh njerëzit me të cilët kam punuar e vepruar më herët
Foto: Laura Hasani

Zhvillimet brenda LDK-së, Mustafa: S’po i njoh njerëzit me të cilët kam punuar e vepruar më herët

Aktuale May 06, 2026 - 12:35

I pyetur për zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ish-kryetari i saj, Isa Mustafa tha se nuk po i njeh më njerëzit me të cilët ka punuar dhe vepruar më herët.

Ai shtoi se për këtë arsye nuk mund të japë një vlerësim apo koment më të gjerë për zhvillimet e brendshme.

“Më vjen keq, por nuk po i njoh njerëzit me të cilët kam punuar dhe vepruar. Prandaj s’mund të jap mendim”, tha shkurt Mustafa për GazetaBlic.