Mbyllet nesër përkohësisht një rrugë në Prishtinë, shkak punimet
Aktuale
May 06, 2026 - 16:11
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për mbylljen e përkohshme të një rruge në lagjen Arbëria, për shkak të punimeve për asfaltim.
Sipas njoftimit, në rrugën “RR Vicianum” do të realizohen punime për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti, duke bërë që qarkullimi të ndërpritet për disa ditë.
“Nga nesër, datë 7 maj 2026 deri më 12 maj 2026, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve. Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në njoftim.