Totaj: Vjosa Duraj emërohet drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Totaj: Vjosa Duraj emërohet drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Aktuale May 06, 2026 - 16:42

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Vjosa Duraj i është bashkuar ekipit të ekzekutivit komunal, duke u emëruar në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Totaj ka bërë të ditur se gjatë mandatit të tij do të angazhohet bashkë me drejtoreshën e re për t’u shërbyer qytetarëve.

“Ekipit të ekzekutivit sot iu bashkua Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë”, ka shkruar Totaj.

Ai ka shtuar se, sipas tij, synimi është rritja e angazhimit institucional në shërbim të qytetarëve të komunës.

“Së bashku do të angazhohemi gjatë këtij mandati për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, ka theksuar Totaj.