Florin Krasniqi: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së
Foto: Laura Hasani

Florin Krasniqi: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së

Aktuale May 06, 2026 - 19:29

Anëtari i Partisë Socialdemokrate Florin Krasniqi ka pasur kritika të ashpra ndaj liderit të VV-së dhe njëherësh kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

Krasniqi deklaroi se Kurti “do t’ua dërgojë njësinë speciale komandatëve të UÇK-së”.

Ai dha edhe arsyet se pse mund të ndodh kjo.

“Mbaje në mend! Ka me ua çu, si t’i merr krejt pushtetet. Mbaje në mend çka të thotë Florin Krasniqi, e ata kanë me rezistu bashkë me mua”, deklaroi Krasniqi.

“Thashë s’i kemi lënë krajla e sulltana me na sundu e jo këta zhugana. Ne e kemi përnjëmend. E gjen ai një pretekst që t’i sulmojë komandantë e UÇK-së”, shtoi ai.

Derisa po ashtu gjatë emisionit ish-anëtari i brigadës “Atlantiku” dhe ish-anëtari i Vetëvendosjes, ka deklaruar se Albin Kurti, ka urrejtje çnjerëzore ndaj Hashim Thaçit. /klankosova