Jeta Statovci i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

Jeta Statovci i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

Aktuale May 07, 2026 - 11:17

Deputetja Jeta Statovci ka vendosur që sërish të jetë përkrah ish-presidentes Vjosa Osmani në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Ajo u bë deputete nga lista “Guxo” në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Zeri.info.

“E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit.

Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara”, shkroi Osmani në Facebook. /Zëri