Moti sot kryesisht i vranët dhe intervale me diell
Foto: Laura Hasani

Moti sot kryesisht i vranët dhe intervale me diell

Aktuale May 08, 2026 - 07:57

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale me diell dhe riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 8° C, ndërsa ato maksimale nga 19 deri në 22° C.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 6 m/s.