Çitaku publikon komentet fyese ndaj saj: Këtë gjuhë linçuese e ka instaluar LVV-ja
Aktuale
May 09, 2026 - 14:51
Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka publikuar një grumbull komentet në Facebook ku i janë drejtuar një sërë fyerjesh.
Çitaku tha se këtë gjuhë e ka instaluar partia më e madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje.
“Kjo lloj gjuhe, e instaluar nga LVV në diskursin tonë publik, duhet jo vetëm të dënohet politikisht, por të denoncohet shoqërisht”, ka shkruar Çitaku ne Facebook.
“Nuk shqetësohem për vete. Siç thotë populli, më është trashë lëkura. Por kam frikë se kjo klimë helmuese, që politikën e ka kthyer në moçal shpifjesh, fyerjesh e linçimesh, po i dekurajon vajzat dhe djemtë e rinj të angazhohen në jetën publike”.