BE-ja dhe Ballkani Perëndimor mblidhen në Bruksel, dialogu Kosovë - Serbi në fokus

BE-ja dhe Ballkani Perëndimor mblidhen në Bruksel, dialogu Kosovë - Serbi në fokus

Aktuale May 11, 2026 - 08:33

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të takohen sot me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor në një takim të përbashkët në Bruksel, ku fokusi kryesor pritet të jetë situata politike dhe sfidat e sigurisë në rajon.

Takimi i sotëm në Bruksel mes ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor pritet të shërbejë si platformë për thellimin e diskutimeve mbi zhvillimet politike dhe sfidat aktuale në rajon.

Në tryezën e përbashkët do të marrin pjesë 27 ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe gjashtë kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit politik dhe strategjik ndërmjet Brukselit dhe rajonit.

Një pjesë e rëndësishme e agjendës do të jetë edhe përgatitja për samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në muajin qershor në Tivat.

Sipas diplomatëve evropianë të përfshirë në organizimin e takimit, Bashkimi Evropian synon të mbajë në fokus procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosova dhe Serbia, për të cilin ka shqetësime lidhur me ritmin e deritanishëm të progresit.

Zyrtarët evropianë pritet të kërkojnë angazhim më aktiv nga vendet e rajonit për avancimin e reformave, forcimin e stabilitetit dhe ruajtjen e bashkëpunimit rajonal në një periudhë sfiduese për sigurinë dhe politikën evropiane. /rtk