Konjufca: Kosova e përkushtuar për ta përmbyllur dialogun me Serbinë përmes njohjes reciproke

Konjufca: Kosova e përkushtuar për ta përmbyllur dialogun me Serbinë përmes njohjes reciproke

Aktuale May 12, 2026 - 14:03

Kryediplomati në detyrë, Glauk Konjfuca, bashkë me kryenegociatorin, Agron Bajrami, kanë takuar sot në Ambasadën e Kosovës në Bruksel emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Konjufca ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për avancimin e dialogut për normalizim me Serbinë.

Ai ka shtuar tutje se Kosova mbetet e përkushtuar për angazhim kontruktiv dhe synim që dialogu me Serbinë të mbyllet me njohje reciproke.

“Së bashku me kryenegociatorin tonë Agron Bajrami, riafirmuam se Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive, me qëllimin e qartë për të përfunduar procesin përmes njohjes së ndërsjellë”, tha Konjufca.