Janina Ymeri flet për mungesën në “tubimin e bashkimit” të LDK-së
Aktuale
May 11, 2026 - 12:31
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka thënë se nuk ka përçarje në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas rikthimit të Vjosa Osmanit.
Ymeri, e cila mungoi dje në “tubimin e bashkimit”, ka thënë se do të marrë pjesë në takimet e radhës.
“Nuk ka përçarje brenda LDK-së, marr pjesë në tubimin e radhës kur të mbahet. Ne jemi në të njëjtën listë”, ka thënë ajo për Tëvë1.
Në takimin e së dielës munguan edhe Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala e Imri Ahmeti.
Për mungesën e tyre ka folur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai ka thënë se të gjithë këta do të jenë pjesë e listës së kësaj partie për deputet, duke thënë që të “mos bëhen temë e paqenë”.