Ambasadori Reka takoi ushtarakë nga Kolegji Luftarak i Ushtrisë së SHBA-ve

Ambasadori Reka takoi ushtarakë nga Kolegji Luftarak i Ushtrisë së SHBA-ve

Aktuale May 12, 2026 - 19:32

Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ambasadori Blerim Reka priti një grup të ushtarakëve të lartë-specializantë të US Army War College.

Në këtë vizitë morën pjesë 15 ushtarakë nga SHBA, Spanja dhe Kanadaja, së bashku me nënkolonelin e FSK-së, Vegim Krelani, si dhe zyrtarë të Kolegjit të Luftës së Ushtrisë Amerikane, në kuadër të një vizite në OKB.

Gjatë takimit, Ambasadori Reka prezantoi Republikën e Kosovës, historikun, të tashmen dhe politikën e jashtme të saj, me synim anëtarësimin në NATO, OKB, BE dhe Këshillin e Evropës.

Ai theksoi rrugëtimin reformues të Kosovës, 27 vjet pas çlirimit dhe 18 vjet pas pavarësisë, duke e cilësuar atë si rezultat të luftës së UÇK-së dhe mbështetjes së SHBA-së dhe NATO-s.

Sipas tij, Kosova sot është shteti më i ri në Evropë dhe ndër më demokratikët në rajon, duke u cilësuar si vend pro-amerikan dhe i përkushtuar ndaj paqes.

Ambasadori Reka shtoi se Kosova i plotëson standardet ndërkombëtare për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe se është shtet pa pretendime territoriale ndaj fqinjëve.

Gjatë vizitës, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen edhe me kulturën dhe mikpritjen shqiptare përmes ushqimeve dhe pijeve tradicionale.