Dogana e Kosovës prezanton përvojat në takimin e Programit Customs

Dogana e Kosovës prezanton përvojat në takimin e Programit Customs

Aktuale May 12, 2026 - 23:34

Dogana e Kosovës është pjesëmarrëse e takimit që bën bashkë administratat doganore të vendeve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të zgjerimit, organizuar nga National Contact Points të Programit te BE- së Customs, i cili po mbahet në Shqipëri.

“Gjatë takimit, Dogana e Kosovës ndau përvojën e saj në zbatimin e Programit Customs, duke prezantuar arritjet, sfidat e hasura si dhe planet dhe prioritetet për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas institucionit, kjo pjesëmarrje është dëshmi e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe angazhimit drejt modernizimit doganor, lehtësimit të tregtisë dhe integrimit evropian.