Osmani: Nuk ka shtet që ka arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa e shndërruar arsimin në prioritet kryesor
Aktuale
May 13, 2026 - 18:08
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me mësimdhënës në Dardani bashkë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se ‘nuk ka shtet që ka arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa e shndërruar arsimin në prioritet kryesor kombëtar’.
“Nuk ka shtet që ka arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa e shndërruar arsimin në prioritet kryesor kombëtar.Prandaj sot kaluam pasditen në Dardani në një bashkëbisedim të përzemërt me mësimdhënës ku dëgjuam nga afër sfidat e përditshme dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në misionin e tyre fisnik”, ka shkruar Osmani në Facebook.