Hamza dhe ambasadori britanik diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit
Foto: Facebook

Hamza dhe ambasadori britanik diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit

Aktuale May 14, 2026 - 11:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, njëherësh edhe kandidat i këtij subjekti politik për kryeministër, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet politike në vend, me fokus të veçantë te zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Në takim është thekuar rëndësia që zgjedhjet të kalojnë në një procesi demokratik, të qetë dhe të besueshëm.

Sipas Hamzës, PDK e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, si dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve.

“PDK mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me aleatët tanë dhe për forcimin e demokracisë dhe institucioneve të vendit”, ka theksuar Hamza pas takimit.