Maqedonci: Fabrika për prodhimin e municioneve do të ndërtohet në pronat e ish-Kombinatit Bujqësor Industrial “Ereniku”
Foto: Laura Hasani

Maqedonci: Fabrika për prodhimin e municioneve do të ndërtohet në pronat e ish-Kombinatit Bujqësor Industrial “Ereniku”

Aktuale May 14, 2026 - 19:52

Qeveria e Kosovës në mbledhjen ta mbajtur të enjten ka miratuar vendimin me të cilin përfundon procedura e shpronësimit për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Kombinatit Bujqësor Industrial “Ereniku”, për nevoja të realizimit të projektit “Ndërtimi i Zonës Industriale të Mbrojtjes” në zonën kadastrale Jahoc, Komuna e Gjakovës.

Në këtë zonë siç ka njoftuar ministri në detyrë i Mbrojtës, Ejup Maqedonci do të ndërtohet edhe fabrika e parë për prodhimin e municioneve.

“Kjo zonë industriale, me një hapësirë prej mbi 130 hektarësh, do të shërbejë si bazë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë, ku do të ndërtohet edhe fabrika e parë për prodhimin e municioneve në vend. Ky projekt paraqet një hap strategjik drejt avancimit të kapaciteteve shtetërore në fushën e mbrojtjes, zhvillimit industrial dhe forcimit të sigurisë kombëtare”, ka shkruar ai