Gucati: Skenderaj mbrëmë “në njëfarë forme ishte i rrethuar”, Lushtaku s’po i shmanget drejtësisë
Aktuale
May 15, 2026 - 12:55
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbajtur konferencë për media në Skenderaj, ku kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, tha se ardhja e tyre në këtë komunë nuk ishte si mysafir, por për një çështje që, sipas tij, ka shqetësuar veteranët pas aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në Skenderaj.
Gjatë konferencës, Gucati deklaroi se mbrëmë Skenderaj mbrëmë “në njëfarë forme i rrethuar” nga forcat e Policisë së Kosovës, duke thënë se në 17 pika kanë qenë të pranishëm pjesëtarë të Policisë.
Ai po ashtu deklaroi se, sipas tij, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, nuk është duke iu shmangur drejtësisë. /klankosova