Osmani: Kosova po rrit një gjeneratë që mëson shpejt, punon fort dhe synon larg
Kandidatja për presidente Vjosa Osmani bashkë me kandidatin për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, vizituan kompaninë “Teleperformance” në Prishtinë, duke thënë se në zemër të qytetit është shkruar një histori që vazhdon të rritet çdo ditë.
Përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Osmani ka shkruar se kjo kompani është histori suksesi me mbi 2200 të rinj dhe profesionistë që ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Postimi i saj i plotë:
Kosova po rrit një gjeneratë që mëson shpejt, punon fort dhe synon larg.
Në zemër të Prishtinës është shkruar një histori që vazhdon të rritet çdo ditë: një histori suksesi me mbi 2200 të rinj dhe profesionistë që ndërtojnë të ardhmen e tyre. Kjo është kompania Teleperformance.
Bashkë do t’i japim Kosovës të ardhmen që meriton.