Osmani viziton tri familje në Prishtinë: Forca më e madhe e Kosovës janë njerëzit e saj

Osmani viziton tri familje në Prishtinë: Forca më e madhe e Kosovës janë njerëzit e saj

Aktuale May 17, 2026 - 11:42

Kandidatja për presidente nga LDK, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se mbrëmë së bashku me kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku kanë vizituar disa familje në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se është pritur nga familjet Rexha, Vitia dhe Dobratiqi, duke e theksuar mikpritjen dhe ngrohtësinë e tyre.

“Mbrëmë, në lagje e fshatra të Prishtinës, patëm kënaqësinë të mirëpritemi nga familjet Rexha, Vitia dhe Dobratiqi. Familje bujare, mikpritëse dhe me zemër të madhe. Në çdo derë na pritën me ngrohtësi, respekt e biseda të sinqerta, sepse forca më e madhe e Kosovës janë njerëzit e saj”, ka shkruar Osmani.