Sot testohet sistemi i alarmit në TC “Kosova B”, luten qytetarët për mirëkuptim
Komuna e Obiliqit ka njoftuar se sot, nga ora 11:00 deri në 13:00 në termocentralin “Kosova B” do të realizohen testime teknike të sistemit të alarmit.
Përmes një njoftimi, Komuna ka lutur qytetarët për mirëkuptim.
Sipas njoftimit, gjatë këtij intervali do të dëgjohen alarme paralajmëruese, të cilat janë vetëm pjesë e testimeve dhe nuk paraqesin rrezik ose arsye për shqetësim.
“Njoftohen qytetarët e komunës së Obiliqit se nesër, në intervalin kohor nga ora 11:00 deri në ora 13:00, në Termocentralin B do të realizohen testime teknike të sistemit të alarmit. Gjatë kësaj periudhe do të dëgjohen alarmet paralajmëruese, të cilat janë vetëm pjesë e testimeve dhe nuk paraqesin rrezik ose arsye për shqetësim. Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe të mos krijojnë panik”, është thënë në njoftimin e Komunës.