Sveçla vlerëson kontributin e Kimberly Riffe në MPB

Sveçla vlerëson kontributin e Kimberly Riffe në MPB

Aktuale May 20, 2026 - 19:56

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vlerësuar kontributin e Kimberly Riffe, si atashe në Ambasadën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të programit ICITAP, në ngritjen e kapaciteteve profesionale të agjencive të sigurisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ai ka theksuar se përmes ICITAP, Riffe ka kontribuar me përkushtim të vazhdueshëm në mbështetjen profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Në përfundim të mandatit të saj si atashe e ICITAP në Kosovë, Sveçla është takuar me të, duke thënë se kontributi i saj do të mbetet pjesë e historisë së bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve.

"Përmes ICITAP, Kimberly ka qëndruar pranë institucioneve tona jo vetëm si mbështetje profesionale, por edhe si dëshmi e përkrahjes së palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Republikën e Kosovës. Ajo përfaqëson më së miri partneritetin e fortë dhe lidhjen e qëndrueshme ndërmjet dy vendeve tona. Gjatë mandatit të kaluar qeverisës, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të çmuar në avancimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, i kam ndarë “Medaljen për Merita”, vlerësim që u takon atyre që punojnë me përkushtim në forcimin e institucioneve tona", ka shkruar mes tjerash Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme.