Zulfaj takoi ambasadorin e Francës në Kosovë

Zulfaj takoi ambasadorin e Francës në Kosovë

Aktuale May 20, 2026 - 22:55

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian z. Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Sh.T. Olivier Guérot, Drejtorin e Zyrës për Ballkanin Perëndimor të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), Arnaud Dauphin, dhe përfaqësuesin e AFD-së në Kosovë, z. Thomas Lucaora.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin me AFD-në në projekte zhvillimore dhe infrastrukturore si dhe për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

 Zulfaj foli për projektet në kuadër të Instrumentit të para-anëtarësimit (IPA), dhe e vlerësoi bashkëpunimin me AFD-në.