SHBA-ja përmend qymyrin dhe gazifikimin në Kosovë
Aktuale
May 23, 2026 - 14:21
Në Raportin për Kongresin mbi Politikën e Shteteve të Bashkuara për Promovimin e Stabilitetit Rajonal dhe Prosperitetit në Ballkanin Perëndimor janë përfshirë edhe projektet energjetike me qymyr dhe gaz në Kosovë.
Raporti përmend përmirësimet në termocentralet me qymyr në Kosovë, si dhe projektet për gazifikimin e qymyrit. Po ashtu, në dokument përmenden edhe kabllot shtesë të transmetimit, të cilat synojnë lidhjen e rrjeteve energjetike të Ballkanit Perëndimor me tregjet evropiane.
Sipas raportit, këto projekte konsiderohen të rëndësishme për forcimin e sigurisë energjetike dhe integrimin rajonal në tregun evropian të energjisë.