Haxhiu takon ambasadorin britanik, flasin për zgjedhjet e 7 qershorit
Aktuale
May 25, 2026 - 11:19
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Përmes njoftimit zyrtar, bëhet e ditur se gjatë këtij takimi u diskutua për procesin zgjedhor, rëndësinë e mbarëvajtjes së tij dhe ruajtjen e stabilitetit institucional.
Ndër të tjera, Haxhiu ka falënderuar Britaninë e Madhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e partneritetit të afërt mes dy vendeve.