Temperaturat deri në 29 gradë sot
Aktuale
May 26, 2026 - 07:52
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 e 13 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 25 e 29 grade Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
