Edhe sot temperaturat deri në 29 gradë
Foto: Laura Hasani

Edhe sot temperaturat deri në 29 gradë

Aktuale May 27, 2026 - 05:37

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura priten rreth relievit malor, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 e 12 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 25 e 29 gradë celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image