Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Paçim mirësi, begati e mbarësi
Foto: Laura Hasani

Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Paçim mirësi, begati e mbarësi

Aktuale May 27, 2026 - 06:30

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kurti tha se shqiptarët duhet të udhëhiqen çdo ditë nga dashamirësia dhe zemërgjerësia, solidariteti dhe respekti, duke synuar më të mirën për tjetrin dhe shoqërinë.

“T’i ndajmë të mirat me miq, fqinjët e nevojtarët, si mirënjohje për bekimet që gëzojmë dhe ushtrim për sakrificën si virtyt i lartë njerëzor. Paçim gjithmonë mirësi, begati e mbarësi”, ka shkruar ai.