Kurti takon gazetaren Valentina Saraçini, kujtojnë vitet e luftës dhe protestat studentore
Aktuale
May 28, 2026 - 17:48
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar gazetaren Valentina Saraçini, me të cilën kujtoi periudhën e protestave studentore dhe luftës çlirimtare të viteve 1997-1999.
Përmes një postimi, Kurti vlerësoi rolin dhe kontributin e Saraçinit gjatë asaj kohe, duke theksuar se zëri i saj në radio dhe raportimet analitike ishin shprehje e përgjegjësisë dhe profesionalizmit qytetar.
Ai kujtoi se Valentina Saraçini ishte reportere lufte dhe korrespodente e radios shtetërore gjermane Deutsche Welle në gjuhën shqipe.
Kurti bëri të ditur se, ndonëse janë takuar edhe pas luftës, këtë herë zhvilluan një bisedë më të gjatë dhe të këndshme gjatë kafesë së ditës, të cilën e cilësoi si një kënaqësi të veçantë.