Haxhiu përkujton masakrat e Studimes dhe Poklekut të Ri: U vranë civilë, fëmijë, gra e të moshuar
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiua ka kujtuar masakrat e kryera më 31 maj 1999 në Studime të Vushtrrisë dhe atë në Poklek të Ri të Drenasit.
Ajo ka thënë se në këto masakra u vranë civilë të pafajshëm që nuk përbënin rrezik për askënd.
“Në të dyja këto raste në shtëpinë e tyre u vranë civilë, fëmijë, gra e të moshuar, njerëz që nuk përbënin asnjë kërcënim për askënd, përveçse për logjikën kriminale të një regjimi që synonte shfarosjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga Kosova. Kujtimi për sakrificën e familjeve shqiptare është kujtim për dhimbjen e Kosovës, kujtim për të vërtetën e njerëzve të pafajshëm dhe kujtim për qëndresën e një populli që nuk pranoi të zhdukej. Lavdi të rënëve për liri, nderim i përjetshëm për martirët dhe dëshmorët e kombit”, ka shkruar ajo.