Prishtina kundërmon nga mbeturinat
Foto: Laura Hasani

Prishtina kundërmon nga mbeturinat

Aktuale May 31, 2026 - 20:33

Kryeqyteti vende-vende po shndërrohet në deponi mbeturinash. Menaxhimi i mbeturinave vazhdon të jetë një nga sfidat më të mëdha mjedisore dhe urbane në Prishtinë.

Kryeqyteti vende-vende po shndërrohet në deponi mbeturinash. Menaxhimi i mbeturinave vazhdon të jetë një nga sfidat më të mëdha mjedisore dhe urbane në Prishtinë.

Pavarësisht përpjekjeve e institucioneve lokale dhe ndërmarrjeve publike për largimin e mbeturinave, problemi me grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave vazhdon të jetë i pranishme në shumë lagje të qytetit.

Kontejnerët e stërmbushur, mbeturinat e hedhura jashtë vendeve të caktuara dhe shpesh mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme për grumbullimin e tyre janë bërë një problem i përditshëm për banorëve.

Ky problem bëhet edhe më i theksuar gjatë stinës së verës, për shkak të kundërmimit duke rritur rrezikun për shëndetin publik.

Megjithëse një pjesë të madhe të fajit ua hedhin vetë qytetarëve.

“Problemi më i madh është për qytetarët sa i përket kompanisë e cila është i autorizuar për katër herë në ditë e di që e marrin, në sezona verore dhe më shpesh. Për ne si qytetarë s'kemi kulturë”, tha një qytetar.

 “Po i pastrojnë boll mirë por brenda 24 orëve deri në mëngjes kështu bëhet”, thotë qytetarja.

Megjithëse Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Inspeksionin e Kryeqytetit, po monitoron vazhdimisht hedhjen e mbeturinave vëllimore dhe ka shqiptuar gjoba ndaj shkelësve, menaxhimi i tyre mbetet ende një sfidë./rtk