Kurti thotë se serbët janë 4 për qind, por disa ndërkombëtarë mendojnë se janë 40%
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur për përfaqësimin politik të serbëve në Kosovë dhe perceptimin që ekziston në qarqet ndërkombëtare.
Analisti Halil Matoshi përmendi Listen Serbe, duke thënë se ajo përfaqëson një vullnet politik të qytetarëve serbë.
Në përgjigje, Kurti tha se nuk mohon përfaqësimin e komunitetit serb, por vlerësoi se shpesh krijohen perceptime të ekzagjeruara për numrin e tyre në Kosovë.
“Nuk e mohojmë, por nuk duhet të harrojmë se krijohet përshtypja te ndërkombëtarët nganjëherë që serbët janë shumë më tepër se që janë. Nuk jam për t’i mohuar, por as për t’i ekzagjeruar. A besoni ju që më shumë se gjysma e ndërkombëtarëve kur vijnë për vizitë në Kosovë befasohen kur e marrin vesh që serbët janë 4 për qind? Ka që mendojnë se janë 14 për qind e ka që mendojnë se janë 40 për qind”, deklaroi Kurti./gazeta10