Nis aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore, MASH-i: Verifikoni me kujdes saktësinë e të dhënave
Foto: Laura Hasani

Nis aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore, MASH-i: Verifikoni me kujdes saktësinë e të dhënave

Aktuale June 01, 2026 - 12:04

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka njoftuar se ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për të gjithë maturantët në Kosovë.

Sipas njoftimit, aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova dhe do të jetë i hapur nga 1 deri më 12 qershor 2026.

MASH-i u ka bërë thirrje të gjithë maturantëve të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar, duke u siguruar që gjatë procesit të verifikojnë me kujdes saktësinë e të dhënave të tyre personale dhe shkollore.