Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qytetarë nisin marshimin nga Ministria e Brendshme drejt Kryeministrisë
Tirana është sërish në qendër të vëmendjes, pasi qytetarët kanë dalë në rrugë për të mbrojtur zonën e mbrojtur të Zvërnecit.
Protestuesit janë grumbulluar fillimisht para Ministrisë së Brendshme, nga ku pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Në duar mbajnë pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe slogane të forta politike, raporton TCH.
Ky është tubimi i dytë radhazi.
Ndryshe, SPAK ka nisur tashmë hetime mbi këtë çështje.
Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur hetime mbi mënyrën e përfitimit të tokave në zonën e mbrojtur të Zvërnecit nga një rrjet i dyshimtë individësh dhe kompanish, si edhe mbi procedurat e zbatimit të projektit për ndërtimin e resorteve turistike, i promovuar si një investim i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner.