Nis zbatimi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor në Kosovë, Vitia njofton hapat e parë

Nis zbatimi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor në Kosovë, Vitia njofton hapat e parë

Aktuale June 02, 2026 - 10:23

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga 1 qershori 2026 ka hyrë në fuqi zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Përmes një njoftimi, Vitia bëri të ditur se ka nisur hapi i parë i zbatimit të këtij ligji, me fillimin e procesit për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Kosovës.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të sistemit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe zbatimit gradual të të drejtave dhe përfitimeve që parashihen me këtë ligj”, ka deklaruar Vitia.

Sipas tij, themelimi i fondit shënon fillimin e procesit të implementimit të një prej reformave më të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

“Vazhdojmë me punë”, përfundoi ai. /Zëri