Kuvendi zgjedh dy anëtarë të Bordit të BQK-së
Aktuale
October 15, 2026 - 12:55
Kuvendi i Kosovës ka bërë sot përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Nora Latifi-Jashari me 61 vota dhe Bashkim Nurboja me 56 vota janë përzgjedhur anëtarë të BQK-së, transmeton Zeri.info.
Kujtojmë se në seancën kur po votohej për anëtarët nuk morën pjesë partitë opozitare. /Zëri