Vizita e Costas në Kosovë, policia tregon për rrugët që mund të mbyllen
Foto: Laura Hasani

Vizita e Costas në Kosovë, policia tregon për rrugët që mund të mbyllen

Aktuale June 02, 2026 - 17:54

Policia e Kosovës ka njoftuar se me rastin e vizitës zyrtare në Kosovë të Presidentit të Këshillit të Evropës, Antonio Costa, do të angazhojë kapacitetet e nevojshme policore për garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe menaxhimin dhe rregullimin e trafikut.

Për të mundësuar zhvillimin e sigurt të aktiviteteve të parapara gjatë vizitës, policia njoftoi se do të ndërmarrë masa të përkohshme të kontrollit dhe rregullimit të trafikut.

Këto masa sipas policisë, mund të përfshijnë ndërprerje të shkurtra kohore të qarkullimit në segmente të caktuara rrugore, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative, varësisht nga nevojat operative dhe vlerësimet e sigurisë.

“Policia e Kosovës do të punojë në koordinim me institucionet përkatëse për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës dhe për të minimizuar ndikimin e masave të sigurisë në lëvizjen e qytetarëve. Me këtë rast, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe të të gjithë pjesëmarrësve në trafik, si dhe respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë në terren”.

“ Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe zyrtarët ndërkombëtarë që vizitojnë Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.