Raporti i PE-së për Kosovën, Kasolli: Kriza politike po e izolon vendin
Foto: Laura Hasani

Raporti i PE-së për Kosovën, Kasolli: Kriza politike po e izolon vendin

Aktuale June 04, 2026 - 14:20

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se Kosova po përballet me pasoja serioze politike dhe ekonomike për shkak të krizës institucionale dhe bllokadës politike.

Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht ka bërë thirrje për tejkalimin e krizës, ndërsa vendi po mbetet me institucione në detyrë dhe pa funksionalitet të plotë institucional.

“Dëgjo do të thotë kjo nuk është hera e parë do të thotë diplomatë të ndryshëm që janë të lidhur me Kosovën në mënyrë të vazhdueshme kanë bërë thirrje që të tejkalohen këto bllokada institucionale se të cilat po e mbajnë peng fatin politik të Kosovës veçanërisht sa i përket qasjes së saj në arenën ndërkombëtare dhe ne jemi tash në një krizë permanente duke filluar prej shkurtit të vitit të kaluar e deri tani, më shumë jemi me institucione në detyrë sesa në institucione funksionale që do të ishin një adresë që do të ishin një adrese e qartë do të thotë edhe për komunitetin ndërkombëtar për raporte bilaterale me Kosovën dhe ajo që është më fatale do të thotë është pranuar edhe është pranuar edhe nga vetë lidershipi politik i vendit që shkuarja në zgjedhje të shkuarja në zgjedhje të parakohshme pa votim të infrastrukturës ligjore të reformave të domosdoshme do ta cenojë Kosovën sa i përket qasjes në fondet financiare të planit për rritjen e bashkimit për planin për rritjen e Ballkanit Perëndimor të ndarë nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Kasolli tha se Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka mbetur pa përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian për shkak të krizës politike.

“Të gjitha vendet në rajon me përjashtim të Bosnjë e Hercegovinës për arsye tjera politike, tashmë po i marrin fondet po e marrin këstin e tretë të fondeve dhe vetëm Kosova do të thotë ka mbetur e bllokuar ekskluzivisht për shkak të bllokadës politike. Në të njëjtën kohë do të thotë kjo thirrje apo ky që u miratua në Parlamentin Evropian dërgon një mesazh shumë të qartë është edhe pozitive për Kosovën, si nëpërmjet që të debllokohet sa më shpejt situata politike ashtu në thirrjen e saj do të thotë ndaj Serbisë që të marrë masa konkrete për dorëzimin e të akuzuarve për sulmin paramilitar dhe terrorist më 24 shtator dhe ajo që është më e rëndësishmja do të thotë ja përkujton edhe vendeve mosnjohëse të Bashkimit Evropian që e kanë të domosdoshme do të thotë ta tejkalojnë këtë situatë bllokuese në mënyrë që Kosova ta marrë statusin e vendit kandidat”, tha ai.

Ai shtoi se rezoluta e Parlamentit Evropian përmban mesazhe pozitive për Kosovën, por përgjegjësia mbetet te spektri politik për tejkalimin e krizës.

“Pra në këtë drejtim do të thotë të gjitha pikat e renditura në rezolutën e Parlamentit Evropian janë pozitive për Kosovën mirëpo do të thotë i mbetet tashmë partive politike, i mbetet spektrit politik në Kosovë sa do t’i lexojë qartë këto mesazhe a do të vazhdojë me logjikën e bllokadës apo e njëjta do të thotë do ta tejkalojë këtë situatë pas zgjedhjeve të 7 qershorit do t’i krijojë institucionet në mënyrë që të mos humbim kohë edhe më shumë sepse dhe ashtu prej shkurtit të vitit të kaluar do të thotë Kosova ka kaluar nga njëri cikël i humbjes në tjetrin”, tha ai për Ekonominë Online.

Kasolli paralajmëroi se vazhdimi i krizës politike mund të ndikojë rëndë në zhvillimin ekonomik dhe në pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

“Po do të thotë tash është e vështirë të parashikohet mirëpo nëse subjektet politike nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje Kosova mbetet do të thotë e bllokuar sa i përket arenës ndërkombëtare ashtu dhe sa i përket dinamikave të brendshme politike dhe ekonomike në vend. Ne po e shohim jemi njëri prej vendeve me shkallën më të lartë të varfërisë në Evropë, prapë pas Moldavisë, po ashtu shkalla e inflacionit është më e larta në Evropë. Do të thotë në këtë drejtim sa i përket veç po i shohim problemeve të brendshme ekonomike që po shkaktojnë do të thotë ndonëse nuk janë faktorë kryesorë vetëm kjo krizë mirëpo që janë akumuluar në shoqërinë tonë dhe se politika duhet të ofrojë zgjidhje për këtë problem, në të njëjtën kohë është edhe pasoja të ndërkombëtare të sapocekura që ka Kosova do të thotë duke u izoluar ndërkombëtarisht, duke mbetur e veçuar nga këto procese që janë të domosdoshme për ta sforcuar agjendën integruese të vendit. Fakti që kemi mbetur prapë po them vendi i fundit në rajon sa i përket qasjes në fondet e Bashkimit Evropian për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor është njëri prej sinjaleve më negative që ka marrë Kosova në këtë kohë e që përgjegjëse e drejtpërdrejtë për këtë situatë është klasa politike në vend”, tha ai.

Raporti i miratuar në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian vlerëson se viti i kaluar ishte i humbur për Kosovën dhe paralajmëron se edhe muajt e këtij viti rrezikohen për shkak të krizës politike.

Në dokument thuhet se Kosova rrezikon të humbasë fonde të konsiderueshme nga Plani i Rritjes, pasi mund të mos arrijë t’i përmbushë reformat e nevojshme.

Autori i raportit, eurodeputeti Riho Terras, ka deklaruar se një vit e gjysmë i fundit ka qenë i vështirë për Kosovën dhe se ngërçi politik ka dëmtuar funksionimin normal të proceseve politike.

Në raport mbështetet aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat dhe u bëhet thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të avancojnë me procedurat për dhënien e këtij statusi.

Po ashtu, pesë shteteve mosnjohëse u kërkohet ta njohin Kosovën për të mundësuar avancimin e saj në procesin integrues evropian.

Raporti përshëndet edhe vendimin për heqjen e masave ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të pajustifikuara dhe me ndikim negativ për shoqërinë kosovare.

Gjithashtu, Kosovës dhe Serbisë u bëhet thirrje që të ndërmarrin masat e nevojshme për t’i sjellë para drejtësisë autorët e sulmit terrorist në Banjskë, ndërsa shprehet keqardhje që Serbia ende nuk ka ndjekur penalisht përgjegjësit për këtë sulm, përfshirë Millan Radoiçiqin.