IPK-ja konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt të Kurtit

IPK-ja konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt të Kurtit

Aktuale June 04, 2026 - 20:49

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në një përgjigje për rtk-në, lidhur me një raport policor të vitit 2025 në Skenderaj, lidhur me deklaratat të zyrtarit të mbrojtjes së afërt të Kurtit, konfirmon se në interes të hetimit ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor dhe i njëjti bazuar në këto rekomandime është suspenduar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Rekomandimet janë dorëzuar 10 ditë më parë, thuhet në përgjigje, ndërkohë që hetimi është duke u zhvilluar lidhur me deklarimet kundërthënëse lidhur me rastin