Konjufca: Për gjashtë vjet Kurti e ministrat s’kanë asnjë aferë korruptive
Foto: Laura Hasani

Konjufca: Për gjashtë vjet Kurti e ministrat s’kanë asnjë aferë korruptive

Aktuale June 05, 2026 - 22:49

Glauk Konjufca, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit edhe ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka deklaruar se sipas tij për gjashtë vjetë Qeveria s’ka pasur asnjë aferë korruptive.

Konjufca u shpreh se Prokuroria për tre ose katër ministra është munduar të gjejë ndonjë aferë për çka u shpreh se prej sot e gjashtë vjet s’ka asnjë fakt e argument.

Ai, mes tjerash, u shpreh se lidhur me këtë çështje ka vetëm manipulime.

“Gjashtë vjet qeverisje s’ka asnjë aferë korruptive e Albin Kurtit, asnjë aferë korruptive e ministrave dhe për 3 ose 4 prej tyre janë mundu me gjete një korrupsion Prokuroria edhe gjashtë vjet prej sot s’ka asnjë fakt asnjë argument pos manipulime, tituj të mediave. Kontratat një burimore janë ato që i keni bërë ju”, u shpreh Konjuca./dukagjini