Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Ndërkaq në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të breshrit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 e 17 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 26 e 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 11 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
