Kandidatja për deputete e Listës Serbe, Jovana Radosavleviq përpiqet t’i dezinformojë parlamentarët zviceranë në Bernë
Jovana Radosavleviq e ka drejtuar një organizatë joqeveritare në veri të Kosovës. Organizata quhet “New Sociale Initiative”.
Si e tillë ajo ka qenë e ftuar edhe në Prishtinë në aktivitete të organizatave të shoqërisë civile. Në zgjedhjet e fundit parlamentare Radosavleviq ka kandiduar për Listën Serbe për Kuvendin e Kosovës, një parti e kontrolluar direkt nga regjimi i Aleksandër Vuçiqit.
Në një fjalim të zjarrtë të mbajtur në Leposaviq gjatë fushatës elektorale, në të cilin ajo me asnjë fjalë nuk e përmend shtetin e Kosovës, as shqiptarët, por vetëm thotë se “nuk duhet të lejojmë që për neve të vendosin të tjerët”, Jovana Radosavleviq apelon që Lista Serbe patjetër të fitojë 10 mandatet që, sipas saj, i takojnë Listës Serbe. Kësisoj ajo angazhohet për bllokimin e çdo pluralizmi mes komunitetit serb në Kosovë.
Këto ditë Jovana Radosavleviq, e mbështetur nga Ambasada e Serbisë në Zvicër dhe ambasadori serb në Bernë, Ivan Trifunoviq, një lobist shumëvjeçar serb në SHBA, takoi disa parlamentarë zviceranë, me ç’rast ajo, sipas një postimi në profilin e saj në Facebook, njoftoi: “parlamentarët zviceranë për pozitën e vështirë të popullit serb në Kosovë”.
Radosavleviqi u ankua për “presionin e vazhdueshëm institucional ndaj të cilit janë të ekspozuar serbët, sfidat serioze të sigurisë, mbylljen e institucioneve dhe refuzimin e formimit të Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, si dhe përpjekjet shqetësuese për fshirjen e identitetit serb përmes kontestimit të simboleve kombëtare, riemërimit të rrugëve dhe presioneve ndaj Kishës Ortodokse Serbe”.
Radosavleviqi me gjasë mbylljen e institucioneve ilegale të Serbisë në Kosovë e konsideron si padrejtësi.
Ngjashëm si propagandistët më të mëdhenj serbë edhe Radosavleviq qeverinë legjitime të Kosovës e quajti “regjim”, ndërsa vetë ajo kandidon për një parti që dirigjohet nga regjimi i Aleksandar Vuçiqit.
Ndërsa kërkoi themelimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, Radosavleviq nuk përmendi me asnjë fjalë refuzimin e Serbisë për të nënshkruar marrëveshje obliguese me Kosovën.
Ambasada e Serbisë në Bernë nuk e prezantoi Jovana Radosavleviqin si politikane të Listës Serbe, por tentoi të krijojë përshtypjen se bëhej fjalë për aktiviste të shoqërisë civile. Duke e heshtur faktin se ajo kandidon për Listën Serbe, një parti që prej vitesh pengon integrimin e komunitetit serb në Kosovë dhe nëpërmjet nënkryetarit të saj Millan Radoiçiq ka kontrolluar gati të gjitha aktivitet ilegale në veri të Kosovës, Ambasada serbe në Zvicër u përpoq të theksojë kinse kredibilitetin e Radosavleviqit, shkruan telegrafi.
Në shtator të vitit 2023, Millan Radoiçiq i priu një bande terroriste serbe në një sulm kundër shtetit të Kosovës. Me atë rast u vra një polic i Kosovës - Afrim Bunjaku - dhe u plagosën disa të tjerë. Radoiçiqi jeton në Serbi, nën mbrojtjen e regjimit të atjeshëm. Jovana Radosavleviq gjatë bisedave në Bern me politikanë zviceranë arriti t’i fsheh të gjitha këto anë të errëta të partisë për të cilën kandidoi në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë.
Radosavleviqi foli gjatë një dreke pune të Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Serbi. Drekën e shtroi Ambasada e Serbisë në Bernë.
Në takim morën pjesë 14 parlamentarë zviceranë, duke përfshirë bashkëkryetarët e Grupit, Christian Imark dhe Sibel Arslan, e cila shërben gjithashtu si kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit zviceran.
“Grupi Parlamentar i Miqësisë ka vazhduar të rritet në mënyrë të qëndrueshme, duke u rritur nga 17 anëtarë në dhjetor të vitit të kaluar në 23 anëtarë sot”, njoftoi Ambasada e Serbisë në Bernë në një postim në rrjetin X.
Today, the Embassy of Serbia hosted a working lunch for the ë-ë Parliamentary Friendship Group.
— Serbia in Switzerland (@SRBinSwiss) June 9, 2026
We were honoured to welcome two members of the Council of States and twelve members of the National Council, including the Group’s Co-Presidents Christian Imark and Sibel Arslan,… pic.twitter.com/cX2JOaDFHO