Moti sot me diell, temperatura deri në 23 gradë Celsius
Aktuale
June 13, 2026 - 07:27
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11°C, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë ndërmjet 20 dhe 23°C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes../Zëri