Arrestimi i pesë personave për krime lufte, pas pak konferenca e Prokurorisë Speciale
Aktuale
June 14, 2026 - 12:47
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të mbajë një konferencë për media, për të dhënë detaje lidhur me operacionin e arrestimit të pesë personave për krime lufte.
Kjo konferencë pritet të nisë nga ora 13:00, nga kjo përfaqësues të PSRK-së do të shpalosin informacione për operacionin “Reçaku II”.
Ndryshe, ky aksion është zhvilluar në orët e hershme të së dielës dhe është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Gjithashtu, Klankosova.tv ka publikuar më parë edhe pamjet nga ky operacion.