Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Foto: Laura Hasani

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Aktuale June 16, 2026 - 23:07

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Do të jetë nxehtë dhe me zagushi, kurse pasdite priten zhvillime konvektive dhe priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe gjasa për breshër. Rrebeshet do të jenë të karakterit lokal dhe do të ndodhin vetëm në disa rajone të caktuar ku ka mundësi edhe për ndonjë stuhi kalimtare.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 13 minimalja deri në 30 gradë Celsius ajo maksimale.

E enjtja do të jetë më stabile, por ende në disa zona mund të ketë riga ose ndonjë rrebesh kalimtar shiu.

Nga e premtja pritet stabilizim i plotë i atmosferës, prandaj e premtja dhe shtuna do të jenë stabile dhe kryesisht me diell.

Edhe dita e diell pritet të jetë e nxehtë, por me mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan