Kuvendi i Shqipërisë miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
Aktuale
June 18, 2026 - 20:54
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro amnistinë penale, e cila parashikon lirimin e menjëhershëm të 466 personave të dënuar.
Sipas vendimit, përfitojnë persona të dënuar deri në 3 vite burg ose që u ka mbetur pa shlyer deri në këtë masë dënimi, ndërsa për gratë kufiri i përfitimit shkon deri në 4 vite. Nga përfituesit, 11 janë gra dhe 1 i mitur.
Gjithashtu, 869 persona të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur.
Në seancën ku u miratua ligji ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. /a2cnn