Temperaturat deri në 31 gradë, por me reshje shiu e shkarkime rrufesh
Aktuale
June 24, 2026 - 07:54
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 e 16 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 27 e 31 gradë celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 9 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
